NANO DHE PELLUMBI BALLË PËR BALLË...
Konferenca kombëtare e PSSh. Debat qytear, ballafaqim idesh
MIRATOHEN NDRYSHIME NË PROGRAMIN DHE STATUTIN E PARTISË
D' Alem ne konference:
Italia e konsideron Shqipërinë vend mik
ME GJERESISHT PËR GJITHÇKA QË LIDHET ME KONFERENCËN KËT[Ë] NUMER FAQET 2 - 8
QË KOHA SHQIPTARË TË MOS NDALET MË...
Ky formulim përshkoi tërë zhvillimet e 4 muajve të Konferencës sonë, si dhe të mbrritjes së saj në Kongresin e Partisë dhe më tej.
Opozita dhe roli i saj në një shoqëri demokratike zënë një vend të rëndësishëm në këtë ligjërim, pavarësisht se nënshkrimi i kësaj Pjese të Programit i takon kushteve dhe rrethanave të krijuara në vendin tonë me zhvillimet e 6 muajve të fundit. Pavarësisht nga kjo, ne duam t'ju premtojmë të gjithë shqiptarëve se Partia Socialiste e Shqipërisë nuk ka për rival të saj opozitën e djeshme por rival të saj ka vetëm atë pjesë të vetes, të cilën duhet ta kapërcejë pareshtur për të qenë një forcë politike e aftë për të qeverisur vendin, opozitë e përgjegjshme dhe një faktor politik konstruktiv në jetën e vendit. Se dhe në këtë kuptim koha shqiptare do të mos ndalet më. E përfundoj fjalën me urimin që puna e kësaj Konference Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë, e para e kësaj natyre në kushtet e vendit tonë, të realizojë përmasat e gjera politike të një ngjarjeje, konkluzionet e saj të jenë të vlefshme për Kongresin e ardhshëm të Partisë në fund të shkurtit të vitit 1998. Të realizojë përmasat e gjera organizative të një procesi emancipimi organizativ të partisë sonë. Të realizojë përmasat e gjera morale të një komunikimi dhe mirëkuptimi njerëzor midis socialistëve me bindje të ndryshme, të imponuara aktualisht jo aq nga argumentet sa nga atmosfera e papajtueshmërisë në të cilën na ka hedhur kriza e thellë politike e shoqërore e vendit. Është pikërisht kjo atmosferë, të cilën ne nuk duam t'ia imponojmë Partisë Socialiste dhe as Shqipërisë së nesërme. Në qoftë se vendi është i qetë sot, është qetësia e re e para stuhisë së vjetër, e cila nuk mund të mos shpërthejë përsëri pas tri-katër javëve me tërë fuqinë e saj në qoftë se urrejtja politike nuk do të zëvendësohet me tolerancë demokratike dhe në qoftë se politika nuk do t'i kthejë sytë drejt reformave ekonomike e shoqërore. Në qoftë se qetësia e sotme bazohet ekskluzivisht te gjëmat e armatosura të luftës vëllavrasëse për pushtet të 6 muajve të shkuar, ajo është qetësia e gabuar e asaj që ka ndodhur dhe e asaj që mund të ndodhë nesër, jo qetësia e domosdoshme e reformave dhe e një jete normale demokratike. Në qoftë se kjo qetësi është e bazuar te një marrëveshje e vështirë me opozitën dhe te përpjekjet për të krijuar klimën e domosdoshme të një komunikimi normal me të, atëherë kjo qetësi është një paqe e vërtetë, e cila i duhet Shqipërisë. Për të parë me realizëm se ku jemi, për të bërë më shumë sa mundemi për të mos lejuar një spirale shkatërrimtare të luftës politike dhe për të kuptuar se misioni i Partisë Socialiste te shqiptarët nuk mund të shkëputet nga një mision i Pajtimit Kombëtar, i deklaruar shprehimisht por jo i përkthyer ende në objektivin tonë politik të përditshëm. Kjo është bindja ime dhe e shumicës dërrmuese të socialistëve. Kjo bindje sjell si përfundim domosdoshmërinë për të krijuar një vizion më tepër perspektiv për Partinë Socialiste dhe për historinë e Shqipërisë në tërësi sesa e krijojnë çastet e ndezura të polemikës së ditës, qofshin ato edhe të një konflikti akut si ky që përjetojmë. Duke e mbyllur, mendoj se duhet të falënderojmë këtu se Bashkimi Evropian i ka bërë një mirësi të madhe vendit tonë dhe duhet ta kuptojmë se urrejtja politike për vete është një mallkim. Ajo është ajo që na ka sjellë e po na mban në këtë gjendje, në të cilën ndodhemi. Ju faleminderit!
TE GJITHË NE LUFTËN KUNDER KRIMIT
Bllshi: Presidiumi Mjeldon mer[r] pjesë në ceremoninë e varrimit të tre policëve të vrarë
FAQE 9
ANETARET E RINJ TË KPD-SË
Konferenca e miratoi kreu - me 22 vota pro e njëri[?] se moshoi:
1. K. Arapi
2. Mark Nikolli
3. Ben Blushi
4. M. Bode qe
5. T. Janku peshk[?]
6. Gëzim Reçi
7. E[n]lumuz[?] Z[?]
8. Buni Hushi
9. Kote M[?]aj
10. Skodi Y. Vangjel Tavo
11. Vangjel Tavo
12. Bendi Matikal[?]
13. Skerdari
14. Shemë Zekaj
15. Merita Neko
16. Sokol Hal[o]
17. Vlora Ibro
18. Pirosta Skula[?]
19. Adriani Kaça[?]
20. Gazmend Kaçi
21. Valbona Pera